QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

Paniri i “Textile, Leather & Fashion Expo 2018”

The start date of the event :    19-10-2018
The start time of the event :    9-00
Duration :    2
Organizer :    Expocity Albania
Venue :    Autostrada Tiranë-Durrës, km 8, Tiranë, Shqipëri
Contact phone :    +355 42 387 080
Contact E-mail :    info@expocity.al
Në Expocity Albania, në datat 19-20 Tetor 2018 do të mbahet Edicioni i parë i Textile, Leather & Fashion Expo 2018. Synimi i këtij organizimi është të fokusohet në potencialin e industrisë tekstile, të këpucëve dhe asaj të modës në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë. Përqasja aktuale e Industrisë tekstile dhe asaj të këpucëve në Shqipëri limitohet me vende si Italia (partner kryesor në rolin e blerësit dhe të ndërmjetësit), Gjermania, Franca, Vendet Skandinave dhe Spanja, ndërsa potenciali i zhvillimit dhe orientimit drejt tregjeve ndërkombëtare është shumë më i lartë.
Rritja e bashkëpunimit në tregun rajonal në industrinë tekstile, lëkurës së këpucëve, atë të fasonëve dhe në industrinë e modës, është synimi kryesor i këtij organizimi. Kjo stimulon krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja, si edhe i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm në tregut rajonal, duke sjellë gjithashtu vëmendjen tek përmirësimi i kushteve të punës, bazuar në standartet ndërkombëtare. Tendenca e tregut europian është rritja e kërkesës për bashkëpunim me vendet me origjinë europiane specifikisht vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përmes panairit Textile, Leather & Fashion 2018, vëmendja kushtuar botës së tekstileve, këpucëve dhe modës në mbarë botën, do të bëjë ndalesën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, konsideruar si një treg me potencial për krijimin e partneriteteve të reja.
Industria tekstile dhe e këpucëve, industria fasone dhe ajo e modës, është konsideruar nga analistët ndërkombëtare si një mundësi reale për të zhvilluar kapacitete prodhuese me orientim drejt tregjeve ndërkombëtare.

Pse duhet të merrni pjesë në “Textile, Leather and Fashion Expo 2018”
  • Mundësi bashkëpunimi me kompani prestigjioze ndërkombëtare të fushës së modës për të siguruar kontrata prodhimi me cikël të plotë për produkte “Made in Albania”;
  • Krijimi i partneriteteve të reja në rajon dhe më gjerë;
  • Prezantimi i kompanive dhe përmirësimi i imazhit në treg për trajtimin e fuqisë punëtore dhe kushtet e punës;
  • Takime B2B dhe B2C;
  • Prezantimi i teknologjive më inovative të sektorit;
  • Pikëtakim ndërmjet aktorëve më të rëndësishëm të sektorit privat dhe publik.