QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë
 PROBLEMI:  Përkundër faktit që Ukraina është e interesuar në tregtinë me kompanitë shqiptare, tregu ukrainas nuk është hapur akoma për prodhimet e kafshëve. Ka dy pengesa madhore për eksportet e produkteve shqiptare drejt Ukrainës. Pengesa e parë ka të bëje me një masë jotarifore për kufizimin e importit në Ukrainë, të produkteve dhe lëndëve të para me origjinë shtazore, e cila ekziston që nga viti 1996. Një tjetër është mungesa e bazës ligjore për tregtinë ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, siç është njohja reciproke e certifikatave veterinare në tregtinë midis Shqipërisë dhe Ukrainës.

HAPJA E TREGUT ME UKRAINEN Ukraina me 42 milionë banorë mund të ishte një treg tërheqës për Shqipërinë. Por negociatat tregtare midis Ukrainës dhe Shqipërisë janë në nivele shumë të dobëta - nuk ka një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë dhe asnjë marrëveshje tjetër që rregullon rrjedhën e tregtisë mes këtyre dy vendeve. Qendra Shqiptare e Eksporteve (Alb Export)  identifikoi interesin për bashkëpunim të ndërsjelltë të bizneseve të dy vendeve. Menjëherë pas kësaj, Alb Export filloi veprimtarinë për të vendosur marrëdhënie tregtare dhe për të zvogëluar barrierat ndaj tregtisë.

 PROBLEMI  Kompanitë shqiptare të bulmetit, të cilat janë themeluar dhe prodhojnë qumësht dhe produkte qumështi sipas standardeve më të larta evropiane, nuk mund të eksportojnë produktet e tyre në tregun e BE-së.

Shqipëria, në të vërtetë, është në listën e vendeve të treta, të cilave u është miratuar importi i qumështit dhe produkteve të qumështit (Rregullorja (EU) Nr. 605/2010). Zyrtarisht kompanitë mund të aplikojnë për t'u inspektuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për miratimin e mëtejshëm nga BE-ja për t'u aprovuar si kompani të lejuara për eksport në BE. Megjithatë, kjo nuk sjell rezultate konkrete pasi  nuk ka një plan të miratuar të mbetjeve (të metaleve të rënda, pesticideve, antibiotikë etj.) për Shqipërinë si vend, i cili është kusht i domosdoshëm  për eksportin e qumështit dhe produkteve të tij në BE (Direktiva 96/23/EC, Vendimi 2011/163/EU)


PROBLEMI:  
Pavarsisht shtimit të numrit të inspektimit në terren nga AKU dhe përpjekjet e Taskforcës së ngritur për këtë problem, vijojnë të jenë aktive thertore ilegale në të gjithë territorin e vendit.

IMPAKTI NEGATIV:  1) Rrezik më i madh për shëndetin e publikut; 2) Demotivim i investimeve të mëtejshme për shtuar standartet në këtë fushë; 3) Pengesë për hapjen e eksporteve me produkte mishi.


PROBLEMI: 
Është e nevojshme transparenca në vendosjen e çmimit, nëse kostoja reale e transmetimit është 1 lekë apo 1.2 lekë, ndërkohë që kosto e investimit është 1.5 lekë.

IMPAKTI NEGATIV: Shton koston tek biznesi e si pasojë çon në rritjen e çmimit të produkteve.


PROBLEMI:  
Si pasojë e rritjes së konsumit po rritet edhe niveli mbetjeve si në vendet e zhvilluara dhe ato pak të zhvilluara. Pjesa më e madhe e ndotjes së ambientit vjen si pasojë e moskorrektësisë në çmimin e produkteve dhe shërbimeve dhe asaj që konsumohet. Metodat jo të optimizuara të  taksimit të mjedisit në Shqipëri çojë në çorientimin në treg dhe  pengojnë eksportin kombëtar.


PROBLEMI: 
Detyrimi i çdo biznesi nga AKU për të bërë përkthim zyrtar e noterizim të çdo certifikate importi, nuk është i bazuar në ligj.

IMPAKTI NEGATIV:  Shton kostot kohore dhe monetare ndaj biznesit dhe nuk ka as edhe një ndikim në rritjen e sigurisë ushqimore.