QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Eksportuesit i janë drejtuar me një letër të dytë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ministres së Sipërmjes, Sonila Qato dhe kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci lidhur me shqetësimin që ka shkaktuar për këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë zhvlerësimi me rreth 5% i euros në harkun kohor të tre muajve, nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin e ekonomisë.
Si çdo sektor tjetër i industrsë agroushqimore, edhe sektori i therjeve përballet me një serë problematikash. Në takimin e datës 30, 04, 2018 me përfaqësues të sektorit të therjeve, u ngrit Komiteti i Thertoreve dhe Bordi Drejtues i tij, pasi ndihet nevoja për adresimin e këtyre probleve në nivel komunitar. Komiteti i thertoreve është një strukturë e formalizuar nën AFI-n, i cili takohet në mënyrë periodike për të ngritur shqetësimet dhe për të lobuar tek qeveria për zgjidhjen e tyre.
Agro-Tech Expo & Conference 2018 është panairi i parë ndërkombëtar për sektorët e Agrobiznesit dhe Agroteknikës në Shqipëri, organizuar nga Expocity Albania, me mbështetjen  e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Panairi zhvillohet në 27-29 Prill 2018. Në këtë Panair janë ftuar të marrin pjesë të gjithë aktorët më të rëndësishëm në fushat e bujqësisë e agroteknikës në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

NJOFTIME


NEWSLETTER 11 SHQ EN