QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Monedha e përbashkët nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.54 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur 1.25 lekë në vetëm dy ditë. Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009.
Eksportet ende mbahen në këmbë, pavarësisht pikiatës së fortë të euros, monedhë në të cilën kryhet ky aktivitet. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e fundit për tregtinë e jashtme, ku konstatohet rritje e eksporteve gjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Por në prill, ritmi i rritjes është ngadalësuar dhe arsyeja është pikërisht ecuria e kursit të këmbimit. Ndryshime ka edhe në gjeografinë e shkëmbimeve tregtare, ku eksportuesit po preferojnë më shumë tregjet evropiane, si Spanja e Gjermania e më pak ato të rajonit, si Kosovë e Maqedoni.

NJOFTIME


NEWSLETTER Issue 14 Shq / EN
NEWSLETTER Issue 13 Shq / EN