QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Shqipëria dhe Maqedonia do të nisin diskutime në nivel teknik përzgjidhjen e ngërçit me nënproduktet e qumështit shqiptar, problem i cili është ngritur më herët nga tregtarët shqiptarë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Niko Peleshi ka zhvilluar një vizitë njëditore në Ohër, ku është takuar me Ministrin maqedonas të Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë Ujore, Z. Ljupco Nikolovski. Burimet zyrtare njoftojnë se në qendër të këtij takimi ka qenë pikërisht nxitja dhe lehtësimi i marrëdhënies tregtare mes dy vendeve, në fushën e bujqësisë, kjo edhe në kuadër të zbatimit të tregtisë së lirë si dy vende të CEFTA-s.

Qendra e Eksporteve Shqiptare, e përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme  znj. Elvira Sevostianenko,  njëkohësisht edhe Presidente e Dhomës së Tregtisë së Donetskut në Ukrainë, u bë pjesë e eventit Sfidat dhe potenciali për eksport dhe roli i shërbimeve të konsulencës”. Ky event, i organizuar në Prishtinë, nga Business Consultants Council në bashkëpunim me BERZH-in dhe projektin Enhancing Youth Employment, kishte si qëllim informimin e kompanive eksportuese mbi shërbimet konsulente që mund t’i ndihmojnë në përgatitjen për eksport të produkteve të tyre.

-25% discaunt për anëtarët e AFI-t dhe AlbExport

Në datat 27-29 Prill 2018, Expocity Albania me mbështetjen e Minsitrisë së Bujqësisië dhe Zhvillimit Rural dhe të Albanian Food Industry dhe Qendrën e Eksporteve Shqiptare oganizon “Agro-Tech 2018 – Panairin dhe Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Agrobiznesit dhe Agroteknikës”

NJOFTIME


NEWSLETTER 11 SHQ EN