QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Nga Sabina Veizaj - Nedretja kur i telefonova ishte duke shpënë 30 gratë e firmës së saj në Karavasta për të festuar 8 Marsin.Nedretja është njëkohësisht fermere dhe eksportuese. Më thotë që i do gratë shumë, i mbron dhe lufton për to e në emër të tyre.Ajo është simbol i luftës së përditshme sepse tashmë është shumë e vështirë të jesh fermer në Shqipëri, e për më tepër fermer femër.
Në 3 dhjetor 2018, Albanian Food Industry (AFI)  në bashkëpunim me RisiAlbania, një projekt inovativ, i financuar nga Qeveria Zvicerane, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizuan një takim biznesi mbi teknologjitë alternative të tharjes për bimët mjekësore dhe aromatike (BMA). Në këtë aktivitet morën pjesë aktorët kryesorë të sektorit të BMA-ve si grumbullues, përpunues dhe eksportues, përfaqësues të kompanive shqiptare të paketimit të BMA-ve, përfaqësues të industrisë së vendit me potencial për prodhimin e furrave të tharjes si edhe atyre rajonale (kompani nga Kosova dhe Serbia) që prodhojnë furra tharje për BMA-të, si dhe përfaqësues të RisiAlbania dhe AFI.

Konventa e Prodhuesve të Kosovës, që organizohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”. Konventa e Prodhuesve do të mbahet me 29 dhe 30 Nëntor 2018, në Hotelin Emerald në Prishtinë. Në këtë event dyditor marrin pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, Shoqata Prodhuesish, Dhoma Tregtie dhepërfaqësues të bizneseve prodhuese në Shqipëri e në Kosovë.

Dalja e prodhimit shqiptar në tregjet ndërkombëtare mund të realizohet vetëm nëse fermat apo ndërmarjet bashkohen. Të këtij mendimi janë ekspertët e fushës së eksporteve të produkteve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, të cilët thonë, se mbështetja e BE-së është rritur kohëve të fundit për klasterat, pasi kështu biznesi mund të zgjidhë edhe probleme të shumta që hasen. Për Z. Alban Zusi, kreun e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, një bashkëpunim i tillë është shumë i rëndësishëm në kuadër të trendeve moderne e bashkëkohore të zhvillimit ekonomik kombëtar e rajonal.
Në datat 6-7 Nëntor u organizua në Ukrainë nga Dhoma e Tregëtisë së Donietskut, Festivali i Klasterave dhe Iniciativave Krijuese - “Cluster Fest 2018”. Qëllimi i këtij eventi ishte mbështetja e iniciativës së klasterit në rajonin e Donietskut, krijimi i unionit të klasterave egzistues si edhe përfshirja në këtë lëvizje e sipërmarrjeve të tjera për krijimin e klasterave të rinj. Klasteri i Tepelenës u prezantua si rast i zhvillimit të klasterave në rajonin e Ballkanit, duke treguar se krijimi i klasterave kalon në të njëjtat stade zhvillimi dhe ndeshet me të njëjtat probleme pavarësisht vendit ku krijohet.

NJOFTIME


NEWSLETTER Issue 14 Shq / EN
NEWSLETTER Issue 13 Shq / EN