QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Përmirësimi i eksporteve është një proces i gjatë dhe i vështirë, që kërkon jo vetëm standarde, çertifikim, pjesëmarrje në panaire por edhe njohuri mbi tregjet me vlera të larta, zhvillim të strategjive të eksporteve dhe marketingut të kompanive, kapacitete njerëzore si dhe marrëdhënie ndërkulturore.Si pjesë e punës së Qendrës së Eksporteve për promovimin dhe nxitjen e eksporteve dhe me mbështetje të RisdiAlbania, në daten 6 Gusht 2019, në Hotel Hilton në Tiranë, u zhvillua një workshop për eksportet, me një nga ekspertet e çertifikuara ndërkombëtare.
Gjatë forumit të biznesit që u mbajt në Tiranë, në 18 korrik 2019, përfaqësues të qeverisë dhe drejtues të Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë ftuan investitorët kroatë për ta parë Shqipërinë si një vend potencial për të bërë biznes dhe për të investuar.Ministri kroat i Ekonomisë tha se politikat administrative të Kroacisë do të jenë më lehtësuese për investitorët shqiptarë. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të jetë në rritje edhe në aspektin ekonomik të të bërit biznes.

Nga Alban Zusi, kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë.Rënia ekonomike dhe rënia e grumbullimit të të ardhurave pa diskutim që është e lidhur edhe me performancën e dobët apo mungesën e metodologjive të institucioneve tatimore. Megjithatë, sado mirë të performojë administrata tatimore, ajo nuk ka se çfarë t’i bëjë rënies reale ekonomike apo faktorëve të tjerë që po përcaktojnë sjelljen informale të agjentëve të tregut.

NJOFTIME


NEWSLETTER Issue 14 Shq / EN
NEWSLETTER Issue 13 Shq / EN